FRANCE- Drejtuesja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, kualifikuar për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze së bashku me pro-evropianin, Emmanuel Macron, përshëndeti një rezultat historik për formacionin e saj.

“Etapa e parë që do të çojë francezët në Elysee u kalua. Është një rezultat historik”, deklaroi Le Pen duke shtuar se turi i dytë më 7 maj do të sillte francezët për të zgjedhur mes “globalizimit të egër” mishëruar nga rivali i saj ose “alternativën e madhe” që ajo përfaqëson.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb