Sulmuesi gjerman që i ka munguar fushës së gjelbër që prej shkurtit, Mario Gotze duket se do të rikthehet të luajë. Ai ka postuar një foto në Instagram ku shihet duke vrapuar.

“Jemi të kënaqur që terapia ka punuar mirë”, tha menaxheri i klubit verdhezi Michael Zorc. “Ne presim ta shohim atë shpejt në fushë”.

Sezoni 2016-17 i Gotzes ishte rikthimi i tij i parë në Dortmund pas një aventure relativisht të pasuksesshme me Bayern Munchen.

Ai luajti në vetëm 11 ndeshje të Bundesligës, duke shënuar një gol, para se ai të diagnostikohej me çrregullimin metabolike.

Më në fund, gjendja e tij ka ndryshuar dhe pas kaq shumë kohësh kampioni i botës ka postuar foton e parë në “Instagram”, ku duket në formë shumë të mirë. Mario tani është më i dobët dhe muskulatura nuk i duket aspak keq.

Götze pritet të bashkohet me skuadrën në fund të korrikut. Deri atëherë, ndoshta çdo ditë do të kemi lajme për ecurinë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: