TIRANE– Pas ndarjes nga jeta të kantautorit Françesk Radi, këngëtarja Mariza Ikonomi përkujton momentin e kur artisti zgjodhi atë për të kënduar bashkë këngën “Telefonatë zemrash”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mariza Ikonomi shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të 67- vjeçarit.

Statusi i plotë:

Eh profesor i dashur…
Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe ne pallat te pionierit dhe kërkoje një vajze te vockel per te kënduar këngën “Telefonate Zemrash”. Nuk e harroj kurre momentin kur me zgjodhe mua.
Vërtet me zgjodhe mua por edhe un te zgjodha ty , qe kur pashe tek ty një Artist te Madh me nje profesionalitet te hekurt dhe një zemër te pastër e te kulluar si ajo e një fëmije ashtu sic isha edhe un. Mezi prisja orët e provave qe te këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe me fort ne zemrën time dhe vazhdon këndon… A mund t’ja shuajmë diellit atë zjarr, a mund t’a shterim një oqean, Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia për ty , le te jemi sado larg Profesor, mik i dashur…
auto_Screenshot_11491287460
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb