Dështon marrëveshja mes klubit të Partizanit dhe mesfushorit Edon Hasani. “Panorama Sport” mëson se shkak për këtë është bërë vetoja që ka vendosur trajenri i ri i të kuqve, Mark Juliano, i cili nuk e shihte futbollistin shkodran si një lojtar të përshtatshëm me idenë e lojës që ka në mendje për ekipin kryeqytetas.

Emri i Hasanit i është propozuar atij nga bashkëpunëtorët shqiptarë të stafit të klubit, të cilët kishin nisur prej ditësh kontaktet me Hasanin dhe kishin një akord parimor për të. Por Juliano, pasi ka shqyrtuar futbollistin dhe pamjet që i janë servirur rreth lojës së tij, ka vënë veton për transferimin.

“Nuk më pëlqen, nuk më bind”, mësohen të kenë qenë fjalët e trajnerit të Partizanit, i cili ka mbyllur gjithçka rreth kësaj teme. Kësisoj, për Hasanin tashmë mbetet si pistë më konkrete kthimi te klubi i origjinës, Vllaznia, ku trajneri Cungu do ta priste krahëhapur duke e vendosur në qendër të projektit për sezonin e ri./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: