Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në “Ora News” ka kometuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, për të zgjidhur krizën politike. Shehi thotë se lëshimet që bëri kryeministri Rama, Partia Demokratike nuk do t’i bënte kurrë.

“Unë për vete kam qenë i idesë që kjo lloj situate tranzitore parazgjedhore dy mujore të përsëritet deri sa të hymë në Komunitetin Evropian. Sepse këtë lloj favori që thoni ju s’ja ka dhënë kurrë opozita dhe që është e vërtetë, edhe pse duhet ta thonë zotërinë e PD-së. Unë nuk dua ta them se duke mos qenë i PD-se nuk më takon mua, por unë them se sigurisht që PD-ja nuk kishte për t’ia dhënë. Për këtë jam i bindur. Por, për këtë që kam propozuar dhe disa nuk ma pëlqyen do të ishte një lloj taktike që do të qetësonte edhe palën tjetër”, tha Shehi, aleat i Bashës
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: