TIRANE – E njohur si një prej zërave që i dolën kundër disa prej vendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Majlinda Bregu ka bërë reagimin e parë pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin Rama për paketën “McAllister +”.

“Smile is the best revenge of all (Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë),” shkruan Majlinda Bregu në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Pak kohë më parë Bregu kritikoi hapur vendimin e Lulzim Bashës për të bojkotuar zgjedhjet. Ajo bëri thirrje të vazhdueshme për përfshirjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha arritën sot në orët e para të mëngjesit një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike. Të dy udhëheqësit kryesorë u takuan kokë më kokë në mbrëmje për më shumë se tre orë. Ata dolën së bashku përpara mediave për të njoftuar arritjen e kompromisit, por pa dhënë detaje. Zoti Basha tha se marrëveshja ka në bazë të ashtuquajtuarën “Platforma McAllister Plus” e cila iu ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: