TIRANE- Pas paktit të arritur mes dy forcave politike, PS-PD për zgjidhjen e ngërçit politik, duket se situata brenda ‘çadrës së lirisë’ është qetësuar.

GRUAJA-E-BASHES-1

Simpatizantë, një numër i vogël deputetësh, qytetarë të thjeshtë, qëndrojnë brenda saj në pritje të vendimit të strukturave të PD-së, se dhe për sa kohë do të vijojë që çadra të qëndrojë aty. Mes të pranishmëve në çadër, shihet dhe bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha.

GRUAJA-E-BASHES

‘BalkanWeb’ ka siguruar disa foto ku shihet Aurela, bashkë me disa gra të tjera. Ndërkohë, kreu i PD-së është duke mbajtur një takim prej disa orësh me kryeministrin Edi Rama, për të konkretizuar kështu marrëveshjen e bërë dje gjatë orëve të vona të natës. Sakaq, ditën e sotme, ashtu siç raportoi dhe më herët ‘BalkanWeb’, u anulua dhe mbledhja e grupit parlamentar të PD, që bëhej çdo të enjte në çadër, që prej nisjes së protestës.

GRUAJA-E-BASHES-2

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb