Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Marrëveshja PS-PD, Vasili: Fishekzjarre të ndërsjella që dogjën paratë e ekonomisë shqiptare

Screenshot003

TIRANE Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar planin për punësimin e të rinjve në kryeqytet. Gjata fjalës së tij në takimin me të rinjtë e LRI, kreu i LSI, Petrit Vasili komentoi edhe zhvillimet e fundit politike, ndërsa krizen e prodhuar muajt e fundit e konsideroi si artificiale, pasi në fund u pa që ishte një fishekzjarr që dogji shumë të ardhura të ekonomisë së vendit dhe të qytetarëve shqiptarë.

“Ata i hedhin hi syve elektoratit, i përdorin të marrin votën e radhës dhe pastaj të kthejnë shpinën. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një bazë e shëndetshme, politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale për t’i shtuar vetes rëndësinë, por duke u treguar edhe më artificialë sec janë, për të prodhuar kriza që pastaj pa u kuptuar marrin disa përgjigje që askush s’i kupton, por që s’kanë përgjigje për qytetarët, kjo nuk është politika jonë, as qasja jonë. Rrufetë e ndërsjella që u dukën ne fund se në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishte provë e bindjes që njerëzit krijuan se LSI me sinqeritet u investua edhe në zgjidhjen e asaj krize për të zgjidhur hallet e popullit. LSI vuri gjithçka në dispozicion për të kursyer hallet e shqiptarëve dhe ne do e bëjmë sërish këtë. Ne do japim dimensionin e përgjegjshmërisë edhe pas 25 qershorit”- tha Vasili.

Ndër të tjera Petrit Vasili tha se LSI do dalë forcë e parë në 25 qershor, pasi ka sakrifikuar për Shqipërinë.

“Ne jemi të përgatitur që në 25 qershor të jemi forcë e parë, pasi nuk kemi bërë shaka me Shqipërinë, por kemi sakrifikuar për Shqipërinë. Karrigia e pushtetit ka qenë për qytetarët jo për individin. Kjo bindje e jona do na shoqërojnë dhe udhëheq në çdo sekondë të kësaj fushate. Ne do jemi po të njëjtit. Politika e dhimbsur dhe që i jep një shans çdo të riu është politika jonë. Shansi që Shqipëria pret bazohet mbi votën e mijëra të rinjve në mbarë vendin që kanë tashmë një program. Jam i lumtur që drejtoj partinë e të rinjve dhe që në 25 qershor LSI do jetë forcë e parë”- tha Vasili.

Kreu i LSI tha se forca politike që ai drejton i jep një shans të gjithë të rinjve. Sipas tij, pasi LSI të dalë forcë e parë në 25 qershor do përgjysmojë nivelin e papunësisë në 4 vitet e para.

“Ne i japim shans çdo të riu. Ne do jemi forcë e parë politike në 25 qershor. Përmes këtij programi ne duhet t’i kthejmë përgjigje fenomenit të papunësisë. Objektivi ynë është përgjysmimi i papunësisë në 4 vitet e para. Një shtet dhe një qeveri matet me atë se çka bën për të rinjtë. Për ne është objektivi punësimi i të rinjve. Objektivi për të qenë forcë e parë. Ne kemi bazuar politikën mbi një shtyllë dhe moral që bazohet në sinqeritet dhe modesti. Themeli ynë janë programet realiste. Ne kemi bazuar themelin tonë edhe në politike edhe në marrëdhëniet me njerëzit dhe me qarjen e hallit dhe zgjidhjen e tij. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një detyrim që kemi, sepse kemi marrë përsipër të ndryshojmë fatin e të rinjve. Ne kemi vënë në bazë të politikës atë që kemi përvetësuar nga të rinjtë, shpejtësinë e aksionit dhe sinqeritetin”- u shpreh kreu i LSI.

(d.d/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.