TIRANE– Rektori i Universitetit ‘Luarasi’, Arben Malaj teksa ka komentuar marrëveshjen e lidhur gjatë natës mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, pohoi se sot është një ditë e mbarë për gjithë shqiptarët.

Ai pohoi mes të tjerash se kjo marrëveshje, që mbështet paketën ‘McAllister+’, duhet të jetë sa më parë funksionale, ndërsa thekson se marrëveshja redukton riskun e përsëritjes së krizës.

MESAZHI I MALAJT
Mirëmëngjesi, sot mund dhe duhet të jetë një ditë e mbarë për të gjithë shqiptatarët. Marrëveshja e arritur mbreme midis Rames dhe Bashes, duhet te jete sa me pare funksionale. Me mire vone se kurre keshillon mencuria e popullit tone. Politika arriti nje marreveshje qe largon krizen aktuale dhe redukton riskun e perseritjes se tyre.
2.Detajet e marreveshjes akoma nuk dihen, ndaj periudha deri ne nenshkrimin zyrtar te saj duhet te jete koha gjate te ciles politikanet dhe personalitetet me influence publike, ta bekojne marreveshjen dhe te ushqejne pergjegjesine dhe angazhimet pozitivitet te cdo faktori politik dhe shoqerore.

3.Marreveshja duhet ruajtur nga individet me influence publike te cilet do te tentojne dhe perkushtohen per ta ndaluar berjen funksionale te saj. Ata jane pak por agressive ne kembnguljen e tyre per te ushqyer krizat politike.
Mirenjohje
Arbeni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb