Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Marrëveshja Rama-Basha, Meta nuk e mohon se ka qëllime për të goditur LSI-në

LIKE-RAMA-BASHA-1024x683

TIRANË- Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta nuk e ka mohuar që marrëveshja Rama-Basha mund të ketë qëllime për të goditur LSI-në.

Në një deklaratë të dhënë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Meta i pyetur nga gazetarët nëse kjo marrëveshje ka ngjashmëri me atë të 2008-ës, kur PD-PS ranë dakord për ndryshime kushtetuese, tha se qëllimet mund të jenë të njëjta por se ka ndryshuar realiteti.

“Nuk ka ngjashmëri me 2008 se jemi në dy realitete të ndryshme. Mund të ketë ngjashmëri në qëllime, por jo në realitete. Të jeni të sigurt se Shqipëria do jetë më e sigurt dhe më demokratike pas 25 qershorit”, deklaroi Meta.

Për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Meta ka deklaruar më herët se marrëveshja PD-PS ka pasur si synim aso kohe të godiste LSI-në.

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.