Aleatet e Partisë Demokratike kanë komentuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut te PD-­së, Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës. Kreu i PAA, Agron Duka, si iniciator i tryezës, për arritjen e marrëveshjes për nxjerrjen e vendit nga kriza politike ka reaguar menjëherë pasi Rama dhe Basha dhanë lajmin për arritjen e marrëveshjes. Duka në mesazhin e tij shprehet i lumtur që përpjekja e tij dhe e zotit Mediu rezultoi me sukses dhe uron që këto zgjedhje të jenë vërtetë  të lira dhe të ndershme.

Mesazhi i Dukës:
Miq!
Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses.
Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb