Feynord i ka dhënë fund pritjes prej 18 vitesh për të fituar titullin në “Eredivisie” duke mposhtur Heracles 3-0 në sfidën e fundit përcaktuese për titull.

3 golat e shënuara nga kapiteni i Dirk Kuyt kanë entuziazmuar një qytet të tërë që ka dalë në rrugë për të festuar titullin e shumëpritur. Raportohet se mjaft tifozë nuk e patën të mundur të siguronin një biletë për ndeshjen finale gjë që bëri të qëndronin jashtë stadiumit për të festuar me pjesën tjetër.

Feynord e mbylli kampionatin pas 34 javësh me 82 pikë, 1 më shumë se Ajax.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: