Faqja prestigjoze e lajmeve të futbollit ndërkmbëtarë  “Goal.com”, ka publikuar një shkrim për një martesë të pazakontë me fansa futbolli në Kosovë. Kaltrim Agushaj dasmën me tashmë gruan e tij Edisonën e shndërroi edhe në një lloj feste tifozësh. Agushaj ka treguar për reagimin e të dashurës së tij, në momentin kur ka parë që fansa të Arsenalit të veshur me fanella kanë hyrë në sallën e dasmës.
“Një pjesë e festimeve ishte përqendruar në dashurinë e dytë të Kaltrimit – Arsenalin”, shkruan Goal.com.
“Ishte ide spontane e shokëve të mi që të vinin në dasmë me fanella të Arsenalit. Ishte pakës befasi për të gjithë, por jam i lumtur sepse në fund të gjithë ishin të kënaqur. Jam fans i Arsenalit që 17 vjet, prej vitit 200. Pa Arsenalin jeta ime nuk do të kishte kuptim”, ka thënë Agushaj.

Por reagimi i gruas?
“Reagimi ishte i çuditshëm sepse ajo nuk e priste. U befasua sepse ishte ditë e vecantë për të dhe për ne. Ishte dita e martesës dhe kjo ishte befasi nga shokët tanë, fansa të Arsenalit të cilët i kishim ftuar në dasmë. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, tregoi ai.
“Fatmirësisht edhe ajo është fanse e Arsenalit. Nëse do të refuzonte, do ti flisja për këtë dhe në fund ne do të festonim në këtë mënyrë”, ka thënë Agushaj.
Në dasmën e Kaltrimit përveç këngëve shqiptare, janë kënduar edhe këngë të fansave të Arsenalit.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb