TURQI – Dasma e aktorit të njohur turk, Burak Ozcivit, me Fahriye Evcen, e cila u zhvillua pak javë më parë, mori vëmendjen e të gjitha mediave turke dhe më gjerë. Çifti kurorëzuan në martesë lidhjen e gjatë të dashurisë në një ceremoni speciale me shumë të ftuar.
modelja
Fotot e çiftit qarkulluan gjithandej në rrjet duke marrë urimet nga e gjithë bota që i njohin e i kanë ndjekur serialet e tyre. Fahriye Evcen ishte e para që filloi të postonte edhe foto me fustan të bardhë duke shprehur dashurinë për bashkëshortin e saj shkruan Class.
c10ae9a1137cdeee23abf36d38864228
Dhe meqë tashmë e ka siguruar pasaportën e martesës, Fahriye as nuk e ka zgjatur më shumë. Ndodh rrallë që personazhet publikë ta ndërrojnë menjëherë mbiemrin pasi kanë ndryshuar statusin. Të paktën për publikun, ata ruajnë të njëjtin emër dhe mbiemër siç janë prezantuar fillimisht me të. Por ky nuk është rasti i Fahriye. Ajo e ka ndryshuar menjëherë mbiemrin edhe në profilin e saj në Instagram. Edhe pse ka mbajtur edhe mbiemrin e saj, aktorja preferon ta identifikojë veten edhe me mbiemrin e ri të bashkëshortit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb