Julie Baum dhe Tom Sylvester janë së bashku për më shumë se 11 vjet në vendet më të thella në botë dhe për t’u martuar zgjedhin pikërisht Antarktidën. Dy studiuesit britanik, të stacionit kërkimor Rothera, në cilët në fillim të punës së tyre ishin thjesht kolegë i thanë “PO” njeri tjetrit në një nga vendet më të ftohta në botë shkruan Repubblica.

Ai që i martoi ishte prefekti i territorit Antarktik të Mbretërisë së Bashkuar, Paul Samways. Të ftuar në dasmë ishin rreth 20 miq të çiftit të cilët ishin të gjithë studiues të së njëjtit stacion kërkimor. Fustani i nuses ishte realizuar pjesërisht me një perde termike. Kjo është ceremonia e parë martesore e realizuar ndonjëherë në Antarktidë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb