Kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz është akuzuar nga eurodeputetët e tjerë dje se po shpërdoron paratë publike. Në një raport që ata zbuluan, sipas “Daily Mail”, gjermani Martin Schulz ka dy limuzina, dy shoferë dhe 33 asistentë të tjerë. Sipas akuzave, politikani socialist, i cili ka bërë thirrje për kontribute financiare më të larta nga vendet anëtare, ishte duke treguar një shembull të keq.

Ekipi i tij i fryrë i stafit përfshin një zëdhënës, pesë zyrtarë për media, dy asistentë ditor dhe një shkrues të fjalimeve të tij. Ai gjithashtu ka dy shoqërues që përshëndesin mysafirët dhe kryejnë edhe detyra të tjera. Rishikimi vjetor i financave të Parlamentit nga komisioni i kontrollit buxhetor te saj, tha se “vëren me shqetësim se numri i madh i stafit në zyrën e kryetarit të Parlamentit Evropian është shumë i diskutueshëm”. “Kjo paraqet një shembull të keq për uljen e kostos dhe të përgjegjësisë fiskale brenda Parlamentit,” shtoi ai. Deputetët gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje nevojën për pasjen e dy makinave.

Schulz, i cili ka qenë deputet për 21 vjet, merr deri në 227.000 paund në vit paga dhe kompensime. Numri i madh i shoqëruesve të tij është menduar t’i kushtojë taksapaguesve më shumë se 1 million paund.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: