FRANCË-Ai nuk pranoi t’i ndalonte policisë. Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori tunizian me nenshtetesi franceze ka hyre me kamion ne bulevardin pergjate bregdetit te Nices, ndersa francezet festonin festen e Bastijes. Policia e thirri, por ai shpejtoi. Terroristi 31 -vjeçar hyri forcërisht në “Shëtitoren e Anglezëve” në Nisë dhe sulmoi turmën me kamionin e tij. Autori u qëllua për vdekje nga Policia franceze, por shume vone, pasi kishte masakruar me gomat e makines dhjetra persona, shumica femije.

Sipas dëshmitarëve ai bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi – para se të vritej. Ndersa drejtonte kamionin dhe qellonte me arme. Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit.

Mashtrimi qe i beri policice
Terroristi i sulmit në Nice të Francës kishte qenë i parkuar në një rrugë për rreth nëntë orë dhe madje u kishte thënë policëve se po shiste akullore. 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, baba i tre fëmijëve, kofnirmohet nga policia si autori kryesor i masakres. Ai ka qenë i njohur për policinë, person i skeduar për dhunë dhe vjedhje, dhe raportohet se kishte pasur një pushkë, një pistoletë dhe madje edhe një granatë në kamion.
Pavarësisht se e kanë marrë paraprakisht në pyetje shoferin, oficerët e policisë në qytetin jugor francez nuk bënë asgjë për ta larguar atë nga aty. Raportet thonë se policia e lejoi vrasësin për të qëndruar në ‘Promenade des Albanais’, sepse ai u tha atyre se ai ishte duke shpërndarë akullore. Por ne kamion nuk u ushtrua kontroll. Teksa priti qe zona te popullohej nga festimet per festen zyrtare te Bastijes, kamioni i drejtuar nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur ne rrugen e pergjakur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: