VLORË – Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Gani Tozajn, 19-vjeçarin që tronditi qytetin e Vlorës disa ditë më parë, kur qëlloi për vdekje në zonën e Ujit të Ftohtë, Ergys Gjioveshajn.

Po ashtu, e njëjta masë është dhënë edhe për Arejanit Kondajn, si bashkëpunëtor të tij. Tozaj bashkë me A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë hapën zjarr mbi viktimën duke e lënë të vdekur në vend.

Ata gjithashtu plagosën shoqëruesen e viktimës, 26-vjeçaren Arta Luka, e cila mori dy plumba në pjesën e legenit dhe dy persona të tjerë. Të plagosur aksidentalisht nga plumbat mbetën edhe Arsonel Llanaj, kamerier në lokalin me muzikë live dhe Florjan Hilaj. Në vendngjarje u sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë si dhe 15 gëzhoja fishekësh.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb