VLORE– Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e pak ditëve më parë në Vlorë. Mësohet se Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, ndërroi jetë në hyrje të lokalit me muzikë live, pas 6 plumbave që u zbrazën mbi të. Ai u qëllua teksa kishte shkuar te tavolina ku ishte autori, 19-vjeçari Gani Tozaj me disa persona të tjerë, por u gjet i vdekur larg tavolinës, te hyrja e lokalit.

Nga sa mëson “Panorama”, dhe nga vetë dëshmia e autorit, i arrestuar një ditë pas krimit me një viktimë dhe tre të plagosur, gjithçka nisi pas një sherri verbal, pas të cilit viktima i dha një pëllëmbë njërit nga personave në tavolinë. Pasi mbi të u zbrazën plumbat, ai ka lëvizur për disa metra, ashtu i plagosur e mbuluar me gjak. Por, ka gjetur vdekjen vetëm pas pak, në pjesën hyrëse të lokalit, aty ku u gjet edhe nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lokalin “Fiks Fare”, ku kishte edhe muzikë live me këngëtaren e ftuar Blerina Balili. “Rreth orës 23:20, në lagjen Ujë i Ftohtë, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër”,- njoftoi policia.
Vendi i krimit
Vlore, vrasjaaaa
“Panorama” raporton se viktima, që ishte shënjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedente, pasi ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 2000 në qytetin e Vlorës. Si raporton gazetari i “Panorama”, viktima Gjioveshaj në vitin 2000 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit. Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

Autori i dyshuar i masakrës, Gani Tozaj
Autori i dyshuar i masakrës, Gani Tozaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: