Ekspozimi i gjatë në diell, ndotjet mjedisore dhe mënyra e jetesës e dobët, të gjithë këta janë faktorë që mund të shkaktojnë shfaqje të
parakohshme të rrudhave në fytyrë. Lëkura fillon të humbasë elasticitetin me kalimin e kohës, megjithatë tek disa gra fillojnë të shfaqen
shenja dhe rrudha në fytyrë në moshë më të re. Fatmirësisht, në ditët e sotme ofrohen një sërë maskash 100% natyrale, që janë të lira dhe
sigurojnë rezultate të jashtëzakonshme pa asnjë efekt anësor shkruan shëndeti.
Më poshtë do të gjeni një maskë shumë të mirë për parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe eliminimin e njollave në fytyrë, sidomos tani në
verë.
Përbërësit
1 mollë jeshile
100 gramë rrush
½ kupë aloe vera
Përgatitja
E prisni mollën në disa copa të vogla (pa ia hequr lëkurën) dhe e bluani në shtrydhëse derisa të bëhet pure.
Lani rrushin dhe i kaloni kokrrat në shtrydhëse, së bashku me xhelin e aloe verës. I shtrydhni mirë deri sa të bëhet një pastë e trashë.
Pastaj e futni në një kavanoz dhe e futni në frigorifer.
Si ta aplikoni
Gjatë natës, pasi të keni hequr grimin, aplikoni maskën në të gjithë fytyrën, qafën dhe pak në gjoks.
Mbajeni maskën për rreth 20-30 minuta.
Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe e thani me një peshqir të butë.
E ruani maskën e përgatitur në frigorifer për 3 ditë.
Përsëriteni këtë trajtim të paktën 3 herë në javë.

Kujdes! Edhe pse këto përbërës zakonisht nuk shkaktojnë reaksion, është mirë që të bëni një test të vogël në një pjesë të fytyrës. Kështu do
të siguroheni që të gjithë përbërësit janë të përshtatshme për fytyrën.
(da.xha/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb