Juventusi sonte në orën 21:00 ka mundësinë për të marrë trofeun e parë sezonal pasi në “Olimpico” të Romës luan përballë Lacios për finalen e Kupës së Italisë. Me këtë triumf të supozuar, “zonja e vjetër” vë në jetë ëndrrën për “tripletë”, një sukses që pak ekipe në Europë e kanë arritur, ndërsa në Itali është vetëm Interi.

Në një intervistë për emisionit “Le lene” pasi dy prezantuesit(Stefano Corti dhe Alessandro Onnis) i kishin bërë disa dhurata për ditëlindjen e tij të 72-të, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është ‘ngacmuar’ duke u pyetur nëse do ishte dakort që Juventusi t’i bashkëngjitej Interit në këtë rekord, raporton “Tuttosport”.

Lene: Në qoftë se ju mund të zgjidhni, çfarë trajneri do të shihnit në stolin e Interit: Conte, Spalletti apo Simeone?

Moratti: Sarrin.

Lene: Doni Sarrin?

Moratti: Po.

Lene: A do të dëshironit që Juventusi të fitojë tripletën, sikurse bëtë ju në vitin 2010? Apo do t’ju merrte këtë rekord …

Moratti: Juventusi mund të fitojë një tjetër tripletë, nuk është se do të na e merrte ne këtë rekord në Itali. Në jetë mund të ndodhë që të tjerët të kenë të njëjtat lloje suksesesh. Le të presim dhe të shohim.

Lene: Do të jeni në finalen e 3 qershorit, Juventus-Real Madrid?

Moratti: Jo, do ta shoh nga televizori atë, sepse kam disa angazhime. Do ta pres me qetësi rezultatin.

Lene: Një fanellë e Juves si dhuratë për juve. Thuaj atë me ne, të paktën, për herë të fundit: forca Juve!

Moratti: Mirë, forca Juve! (qesh)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb