Blaise Matuidi është përforcimi i ri i Juventusit për repartin e mesfushës.

Francezi ka mbërritur para pak çastesh në aeroport duke i dhënë zë thashethemeve që qarkullonin prej kohësh për transferimin e lojtarit në Torino. Klubi nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka konfirmuar përforcimin e ri nga momenti kur ai dilte nga aeroporti i Torinos për të shkuar drejt “J-Medical” për të kryer atje vizitat mjekësore.

Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Paris SG mbi bazën e 20 mln eurove plus bonuseve në varësi të paraqitjes së lojtarit, si në aspektin individual ashtu edhe në atë klubit. Futbollisti sot do të kryej vizitat mjekësore ndërsa nesër do të firmosë kontratën.

Kujtojmë që kampionët e Italisë tentuan edhe vitin e shkuar të transferonin francezin, por në atë kohë Paris SG ndërhyri duke ndërprerë çdo tratativë që përfundoi me rinovimin e kontratës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb