Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj dalëngadalë po kthehet në një lider te skuadra e Hamburgut.

31-vjeçari mbajti sot shiritin e kapitenit në takimin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Antaljaspor, ku aktivizohet dhe “ylli” kamerunas Samuel Eto.

Kjo ishte hera e parë e Mavrajt si kapiten i kësaj skuadre, gjithsesi ai nuk solli fat, pasi Hamburgu e humbi takimin miqësor me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën turke i shënuan Maikon në minutën e 40-të dhe Samuel Eto në minutën e 61-të me 11 metërsh./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: