Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, tregon se e mori me shumë kënaqësi përsipër përgjegjësinë e të qënurit kapiten në takimin e sotëm në Izrael. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tregoi se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mbajti një fjalim në dhomat e zhveshjes.

Duartrokitjet e dëgjuara pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes
“Duartrokitjet ishin sepse mbajti një fjalim presidenti, pra nuk ishin ishin për trajnerin. Presidenti na uroi për fitoren dhe paraqitjen e bërë, na uroi që ia dolëm të fitojmë si skuadër dhe jo si individualistë.”

Kapiten në ndeshjen e sotme
“E kam thënë që është kënaqësi dhe lumturi të jem pjesë e skuadrës. Normalisht që dikush duhet të marrë përgjegjësinë dhe sot e mora unë, e mora me kënaqësi. Të jesh kapiten i kombëtares është ëndërr e të gjithë lojtarëve sepse nuk ke përgjegjësinë e vetëm 11 lojtarëve por të një populli prej 10 milionësh.

Edhe familja ime krenohet shumë që e kisha unë shiritin, por në fund fare ka rëndësi të ndihmosh skuadrën dhe të kesh personalitet gjatë ndeshjes. Këtë unë e kam bërë edhe më parë kur s’kam pasur shiritin.”

A e ka humbur rëndësinë shiriti i kapiteni duke qenë se ka ndryshuar shumë duar?
“Shiriti i kapitenit nuk e ka humbur rëndësinë, kur të vijë Ansi do e marrë ai, por kur kapiteni nuk luan atëherë do e mbajë dikush tjetër. Ne u munduam që kapitenim ta zgjedhim në një mënyrë të lehtë që të mos ofendojmë njeri, kemi zgjdhur Ansin dhe ai ka gjithë mbështetjen. Sot këtë mbështetje e kisha unë.”

Gaboi Izraeli apo ishte shumë mirë Shqipëria?
“Izraeli gaboi shumë në mbrojtje, kishim raste dhe për gola të tjerë që mund t’i kishim realizuar po të ishim më të zgjuar. Ata gabuan dhe ne u qetësuam. Bëmë një ndeshje që na përshtatet me kundërsulme dhe ishte një rezultat i merituar.”

A u la pas kriza me këtë fitore?
“Nuk ka qënë periudhë krize, gjatë muajit të Ramazanit nuk ka krizë. Nuk ka moment që të mos falem, ndihma e Zotit na duhet gjithmonë. Ishim në një vend të shenjtë dhe lutja pranohet gjithmonë”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: