Duhet ta pranojmë se sa herë ndihemi keq, kemi dhimbje koke, luhatje humori, ankth, vuajmë nga kapsllëku etj, së pari i drejtohemi
mjekësisë popullore.

Bright Side ka zbuluar disa teknika se si mund të lehtësoni dhimbje të ndryshme fizike dhe mendore vetëm me anë të gishtave të dorës.

Gishti i madh i dorës

Gishti i madh i dorës është përgjegjës për ankthin dhe dhimbjet e kokës. Nëse keni dhimbje koke, mbani të shtypur gishtin e madh të dorës për rreth 5 minuta.
gishti i madh i dores

Gishti tregues

Ky gisht kontrollon dhimbjet e muskujve, si dhe ndjesitë e dështimit, frikës dhe turbullimit, Siç është treguar nga studime të ndryshme, pacientët me dhimbje të shpinës dhe muskujve mund të ndihen mirë pas një cikli terapie refleksi. Shtrëngoni gishtin tregues me dorën tjetër për 5 minuta.
gishti treguar
Gishti i mesit

Mbajtja shtypur e gishtit të mesit ju ndihmon nëse ndiheni të mërzitur, të shqetësuar ose më të lodhur se zakonisht. Studimet kanë treguar se një teknikë e tillë ul tensionin e gjakut dhe ju ndihmon të qetësoheni, shkruan shendeti.
gishti i mesit
Gishti i unazës

Emocionet negative dhe trishtimi do të zhduken nëse masazhoni me kujdes gishtin e unazës për 5 minuta. Mos harroni të ruani qetësinë dhe të praktikoni edhe teknikën e frymëmarrjes
gishti unazes
Gishti i vogël

Gishti i vogël është përgjegjës për vetë¬besimin, stresin dhe nervozizmin. Për të lehtësuar këto gjendje psikologjike, duhet të provoni teknikën e masazhimit të gishtit të vogël për 5 minuta. Provoni të mendoni për diçka të bukur ndërkohë që praktikoni edhe këtë teknikë.
gishti i vogel
Pëllëmba e dorës

Shtypni me gishtat e njërës dorë pëllëmbën e dorës tjetër. Masazhojeni atë me lëvizje rrethore dhe merrni e nxirrni frymën thellë 3 herë. Refleksologjistët thonë se pëllëmba e dorës është qendra e ndjenjave dhe emocioneve tuaja. Studimet kanë treguar se masazhimi i herëpashershëm i pëllëmbës së dorës ndihmon për të parandaluar të vjellat, stresin, diarrenë dhe kapsllëkun
pellemb
Kjo teknikë ndihmon për të lehtësuar tretjen dhe metabolizmin.
gisjhti
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb