Pas rrëzimit së kërkesës së Besëlidhjes për ta fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Kamzës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kjo përballje të luhet ditën e hënë më 22 maj në orën 16:30 në stadiumin e qytetit të Kamzës.
Ky takim do të përcaktojë edhe skuadrën që do të militojë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. E vetmja dilemë është çështja e tifozëve. Nëqoftëse policia nuk do sigurojë përsëri mbarëvajtjen e lojës, atëherë ndeshja do të zhvillohet pa tifozë./panoramasport/
(BalkanWeb)