POGRADEC- Një 16-vjeçare nga Pogradeci ka alarmuar familjen e xhaxhait të saj në fshatin Stropckë, pasi është larguar gjatë natës pa adresë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë, por në pamundësi për ta gjetur dhe pa asnjë të dhënë për vendndodhjen e së resë, xhaxhai i saj ka parë si shpresë të fundit policinë.

48-vjeçari me inicialet J.Sh i tmerruar nga mungesa e mbesës në banesë, ka bërë denoncimin dhe kërkon që policia të zbardhë këtë ngjarje sa më parë. Ai thotë se kanë qënë në gjumë dhe nuk e kanë kuptuar fare që e reja është arratisur.

DEKLARATA E PLOTE
Më datë 12.08.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi J.Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Stropckë, i cili ka kallëzuar se më datë 11.08.2017, gjatë orëve të mbrëmjes, është larguar nga banesa e saj në fshatin Stropckë, mbesa e tij (vajza e vëllait) shtetasja J.Sh, 16 vjeçe. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb