Në pak ditë dy ndjenja shumë të ndryshme për ekipin e Arsenal. Në përfundim të kampionatit një javë më parë “topçinjtë” u renditën të 5 duke humbur mundësinë për pjesëmarrje në “Uefa Champions League” pas 17 vitesh, por sot, ato u bënë fituesit e “FA Cup” duke mposhtur Chelsea në finale.

Ekipi i drejtuar nga Arsene Venger kaloi në avantazh që në minutën e 4-t falë kilienit Alexis Sanzhez dhe takimi dukej se u bë më i thjeshtë kur Viktor Moses në të 68-ën minutë la blutë e Londrës me 10 lojtarë në fushën e lojës duke u ndëshkuar me të kuqe.

All Goals & Highlights HD – Arsenal 2… by LiveFootball28
Pavarësisht kësaj, ekipi kampion i “Premier League” i drejtuar nga Antonio Conte gjeti baraspeshën në minutën e 76-të falë Diego Costa-s. Arsenal kurrsesi nuk mund t’a linte t’i ikte kjo mundësi dhe vetëm pas 3 minutash gjeti sërish avantazhin duke stampuar shifrat në 2-1 që do rezultonin edhe përfundimtare.

“FA Cup” ngushëllon disi tifozët e Arsenal që pak ditë më parë ishin tepër të revoltuar dhe ashtu siç kanë bërë shpesh gjatë këtij sezoni kërkonin largimin e francezit Arsene Venger. Ky është trofeu i 13-të për Arsenal në “FA Cup” duke e bërë ekipin që e ka fituar më së shumti atë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb