Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishin parashikuar të mbaheshin në Vlorë, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mediat kosovare shkruajnë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar që të anulojë vizitën e tij bashkë me dy qeveritë në Vlorë për t’u kthyer në Kosovë.

Haradinaj është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, konkretisht me zëvendës-ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet, ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb