TIRANE– Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mesila Doda ka kërkuar mandatin e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës. Doda tha se PDIU i duheshin edhe 36 vota për të marrë mandatin në Tiranë kërkoi një hetim administrativ, pasi ka pasur parregullsi.

“PDIU ka marrë 12 mijë vota në Tiranë dhe i duheshin edhe 36 vota për të marrë mandin. Të administrohet çdo provë e materialit zgjedhor, pasi u shtrembërua vullneti i zgjedhësve. Kërkojmë 24 orë për një hetim administrativ. Pamjet filmike tregojnë se ka pasur pasaktësi në disa qendra votimi”- tha deputetja aktuale e PDIU, Doda.

Sakaq, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Por pavarësisht debateve dhe pretendimeve, KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e PDIU dhe të miratojë me votat 7-0 tabelën përfundimtare, ku rezulton se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë dhe për pasojë Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Parlamentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: