TIRANË- Komisioni i reformës në drejtësi është mbledhur sërish sot për të diskutuar draftin. Përfaqësuesja e PS, Vasilika Hysi tha në përfundim se ka pasur debate me ekspertë për disa çështje, një prej tyre kualifikimi i administratës gjyqësore.

“Kemi pasur një debat dhe diskutim konstruktiv me ekspertë dhe projekt ligji i sjellë prej tyre ka pasur përmirësime. Pati një diskutim të gjatë lidhur me formimin e administratës gjyqësore sepse sot është pakualifikuar para se të fillojë punë. Punonjësit e administratave do të kenë statusin e punonjësit civil gjyqësor. Do të kemi punonjës më të kualifikuar, më profesionistë”, tha Hysi.

Ajo theksoi se ka pasur diskutime lidhur me kompetencat e degëve të gjykatave. “Diskutime të veçanta kemi patur edhe në lidhje me kompetencat që kanë gjykatat. Krijohet këshilli i gjykatës dhe i jepet shumë rëndësi mbledhjes së gjyqtarëve. Pra trupa është vendimmarrëse në disa çështje të rëndësishme”, u shpreh Hysi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: