Këshilli i Sigurimit i OKB-së është në plan të mblidhet të hënën për një sesion urgjent, ku do të diskutohet për dhunën e ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ushtria izraelite ka arrestuan rreth 24 vetë në Bregun Perëndimor, mes tyre 9 anëtarë të grupit militant Hamas, pas një sulmi ndaj një familjeje izraelite.

Një palestinez 20-vjeçar mundi të futet në vendbanimin izraelit Halamish të premten në mbrëmje dhe hyri në një shtëpi izarelite gjatë darkës simbolike.

Ai rrahu për vdekje të zotin e shtëpisë, Yosef Salomon dhe fëmijët e tij të rritur.

Sulmi ndodhi pas vrasjes së tre palestinezëve dhe qindra të tjerë u plagosën në protesta lidhur me vendosjen e detektorëve të metalit në hyrjen e një vendi të shenjtë në Jerusalem, pas një sulmi të palestinezëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb