SHBA – Dan Bilzerian është emëruar me epitetin “Mbreti i Instagramit” dhe është shumë i lakmueshëm nga të gjithë për stilin e tij të jetesës. Ai numëron mbi 22.6 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Dan Bilzerian, i cili dikur flinte me 17 vajza në javë, së fundmi ka bërë të ditur se është në romancën e tij të parë normale me një vajzë.Bukuroshja që ndodhet tashmë në krahët e lojtarit miliarder të pokerit quhet Sofia Bevarly dhe është vetëm 21 vjeçe.

Çifti u njoh së bashku në një party në pishinë, ku Dan kishte kryer marrëdhënie seksuale me tre vajza tjera para se të takohej me vajzën që i rrëmbeu zemrën shkruan Corriere. Bevarly dhe i dashuri i saj kanë plot 16 vite diferencë. “Një vajzë super të nxehtë dhe të zgjuar”, e cilëson Dan të dashurën e tij.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb