Manchester City prej kohësh synonte të përforconte repartin e mbrojtjes pasi ishte më problematiku dhe për këtë po mendohej mirë pasi kur të ndodhte nuk mund mendohej ndryshe veçse të ishte një “top player” dhe të vendoste rekorde me shifrat e tij.

Ekipi i drejtuar nga Guardiola zyrtarizoi sot blerjen e Kyle Walker nga Tottenham për 54milionë sterlina, një shumë që e bën ish-futbollistin e “Spurs”, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Walker ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin që luan në “Etihad Stadium”, pasi u largua nga “White Hart Lane”, duke u bërë gjithashtu edhe futbollisti anglez më i dashur i të gjitha kohërave, raporton “Daily Mail”.

Ai do të fitojë një pagë javore prej £130,000, gjatë qëndrimit të tij te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për City dhe pres me padurim që të startoj. Pep Guardiola është njëri prej trajnerëve më të respektuar në botë dhe ndjehem se ai mund të më ndihmojë që ta çoj lojën time në një tjetër nivel”, deklaroi vetë mbrojtësi i djathtë, Kyle Walker gjatë prezantimit të tij me fanellën e Manchester City.
4256E86E00000578-4697048-image-a-129_1500044257764
Walker është blerja e tretë e shtrenjtë e City në këtë merkato vere pas Bernardo Silva dhe portierit Ederson, që mbërritën respektivisht nga Monaco dhe Benfica.

Etiketa prej 54milionë sterlina është një rekord botëror për një mbrojtës, sikurse raporton edhe vetë kompania që menaxhon futbollistin, “Base Soccer”, nëpërmjet një postimi në Tweeter.

Ky rekord deri sot mbahej nga David Luiz, për transferimin e tij nga Chelsea drejt PSG në 2014 për shumën e £50milionë. Walker bëhet gjithashtu edhe futbollisti anglez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke hequr kështu kurorën nga koka e Raheem Sterling.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb