Një bandë e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, është shkatëruar pas një hetimi disamujor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Gjatë gjithë fazave të operacionit janë arrestuar 22 persona, si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme Cannabis Sativa, Heroinë, Kokainë e fara Cannabis Sativa.
Në bazë të hetimit disamujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, i cili dyshohet se ka trafikuar në kohë dhe sasi të ndryshme kanabis sattiva nga Jugu dhe Juglindja e Shqipërisë, për në territorin e Greqisë.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “ALIAS”, të nisur në muajin Qershor të vitit 2016, disa anëtarë të këtij grupi janë arrestuar në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi.
Persona të arrestuar në kuadër të procedimit penal;
1. Jorgo DULLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë
2. Gazmend LLESHANAKU, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
3. Aurel TOSKA, 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,
4. Isak ALLA, 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
5. Jani (Ilir) MEÇJA, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
6. Gëzim BALLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
7. Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë
8. Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë
9. Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier
10. Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç
11. Leo TAFA, 34 vjeç
12. Eglantin TAFA, 36 vjeç
13. Ardit TAFA, 21 vjeç
14. Dorian TAFA, 35 vjeç
15. Miklovan KUKA, 32 vjeç
16. Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç
17. Meto SKËNDERI, 39 vjeç
18. Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.
19. Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.
20. Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.
21. Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.
22. Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.
Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.
Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
• 244 kg e 818 gr Cannabis Sativa
• 425 fara kanabisi
• 1 kg e 30 gr heroinë
• 247.3 gr kokainë
Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
• 3140 Euro
• 25.000 Lekë
• Tre automjete
• 10 telefona celular.
Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kultivimit të lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit, të gjitha këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Operacionet për arrestimin e personave të lartpërmendur, si dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike janë zhvilluar në kohë të ndryshme dhe në qytetet e Fierit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës dhe në Athinë.
Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e Cannabis Sativa të sekuestruar është kultivuar në territorin e fshatit Ninsh, të njësisë Administrative Fratar Fier.
Më pas subjektet në bashkëpunim pasi përpunonin lëndën narkotike në banesa të këtij fshati, e trafikonin atë drejt Maqedonisë dhe Greqisë në itineraret Fier-Elbasan-Pogradec-Maqedoni dhe Fier-Elbasan-Korçë-Athinë/Greqi.
Për kalimin e lëndës narkotike përdorej kufiri i gjelbër.
Këta shtetas kishin ngritur një grup të mirëorganizuar, i cili garantonte transportin e sigurtë të lëndëve narkotike deri në destinacionin final ku ishte edhe tregu i shitjes.
Gjashtë shtetasit e parë janë arrestuar në ditën e finalizimit të operacionit më datë 11.04.2017.
(BalkanWeb)