Mbrojtësi Albert Serran nuk do të jetë më pjesë e Kukësit pasi ka mbyllur me mirëkuptim marrëveshjen që kishte me kampionët e Shqipërisë. Në vendimin e marrë nga futbollisti spanjoll ka ndikuar shumë ajo që ndoodhi në Moldavi, gjatë dhe pas ndeshjes së parë ndaj Sherif Tiraspol.

Lojtari shkaktoi penalltinë e humbjes 1-0 në transfertë, që rezultoi vendimtare për fatin e kualifikimit dhe ishte një nga arsyet pse Kukësi doli nga Liga e Kampioneve. Futbollisti ka qenë i dëshpëruar pas ndeshjes, edhe më shumë për faktin se në klub kishte dyshime rreth pastërtisë së tij, aq sa i bënë një kontroll të plotë celularit dhe laptopit të spanjollit për prova të mundshme tentative manipulimi të ndeshjes.

Kontrolli nuk shërbeu asgjë dhe më pas drejtuesit e Kukësit i kërkuan falje Serran. Por edhe “pajtimi publik” me festimin e datëlindjes ku ishte i pranishëm edhe presidenti Gjici nuk shërbeu. Menjëherë pas eliminimit në Ligën e Kampioneve, futbollisti u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të prishë kontratën që kishte lidhte me ta.

Ai e ka argumentuar këtë kërkesë me faktin se e ndjente veten shumë fajtor për këtë eliminim. Kjo kërkesë është plotësuar nga Kukësi dhe si rrjedhojë, palët janë ndarë me mirëkuptim gjatë ditës së sotme./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: