BRUKSEL- Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me censurën e medias në Shqipëri, ndërsa theksoi se liria e shprehjes është thelbësore.

Teksa u pyet për ndalimin e një emisioni investigativ në vendin tonë, Kocijancic tha se këto liri, janë themeli i BE-së. Më tej Kocijancic tha se BE po ndjek nga afër zhvillimet në rajon dhe në Shqipëri.

“Liria e shprehjes dhe e medias janë themelore për Bashkimit Evropian. Liria e medias, kyçe për procesin e zgjerimit. Po ndjekim zhvillimet në rajon dhe në Shqipëri. Censura do analizohet në raportin e përvitshëm”, theksoi ajo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: