Rreth 400 emigrantë, shumica nga Somalia rezultojnë të zhdukur në ujrat e detit Mesdhe, teksa përpiqeshin të arrinin në Itali, përmes Egjiptit. Mediat etiopiane të cituata nga BBC, thonë se vetëm 30 persona kanë shpëtuar. Emigrantët ishin nisur me 4 anije drejt Italisë.
Tragjedia përsëritet në përvjetorin e mbytjes së një anije të madhe në detin Mesdhe, ngjarje në të cilën u mbytën 700 persona.

Sipas rrjeteve sociale, emigrantet afrikane ishin nisur nga Egjipti drejt Italisë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet te cilet po hetojne mbi rrethanat e kesaj ngjarje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: