LIBI– Të paktën 31 refugjatë të ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme janë mbytur në brigjet e Libisë, raporton BBC. Varka me rreth 500 refugjatë është mbytur, ndërsa vijon operacioni i shpëtimit nga roja bregdetare italiane.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së anijes, por dyshohet për shkak të mbipopullimit.

“Është një situatë kritike, rreth 200 refugjatë kanë rënë në ujë”- tha një zëdhënës i rojës bregdetare italiane. Më shumë se 50000 emigrantë kanë arritur këtë vit në Itali duke ndjekur shpesh rrugën përmes Mesdheut.

Kjo rrugë gjithashtu është më vdekjeprurëse, pasi sipas një raporti të OKB rreth 1364 njerëz janë mbytur brenda këtij viti në Mesdhe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb