VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë në plazhin e Zvërnecit ku humbën jetën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë.

Sipas policisë së Vlorës, pasditen e sotme, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit femër dhe një tjetër i seksit mashkull.

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur dhe po punon për identitetet e tyre të plota.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb