Nga: Senad NIKSHIQI

SHKODËR- Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Shkodrës ku humbën jetën dy kushërinjtë minorenë (djem xhaxhallarësh), familja Tahiri në fshatin Boriç i Madh në Malësinë e Madhe ka hapur dyert e mortit.

Mësohet se Ervis dhe Sabian Tahiri, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç, së bashku me dy kushërinj të tjerë dhe 3 shokë (7 persona), shkuan për t’u larë në liqen, por argëtimi i tyre u kthye në tragjedi. Rifat dhe Naim Tahiri, dy baballarët e djemve të mbytur, lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh përmes një telefonate nga disa të panjohur.

Përmes dhimbjes së thellë, Rifat Tahiri tregoi për “Gazetën Shqiptare” se si e mori lajmin e tmerrshëm.

“Unë isha në shtëpi kur më ra telefoni. Nuk e njihja numrin. Më tha personi që më mori se fëmijëve u ka ikur lundra. Fillimisht nuk mendova asgjë të keqe. Pas pak më morën sërish dhe më thanë: ‘Eja këtu shpejt se të janë mbytur djali dhe nipi’. U nisa me shpejtësi, por nuk mund të bëja asgjë sepse djemtë ishin mbytur. Nuk mund ta besoj një gjë të tillë. Sabiani ishte djali im i vetëm, ndërsa kam edhe dy vajza. Është një ngjarje shumë e rëndë për të gjithë familjen tonë. Djemtë kanë shkuar për t’u larë në liqen si shumë herë të tjera, por fatkeqësisht u ka ndodhur ajo situatë e vështirë duke u marrë jetën”, – tha babai i viktimës. Sabian Tahiri.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/08/19/mbytjet-baballaret-e-dy-viktimave-lajmin-e-kobshem-per-djemte-e-morem-vesh-ne-telefon-dhimbja-jone/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb