Të shtunën më 26 gusht me shumë mundësi do të harrohen të gjithë sportet e tjera pasi vëmendjen do t’a ketë boksi. Në këtë sfidë nuk përballën dy boksier të zakonshëm, por një sportist i tërhequr si Mayweather i cili ka bërë historinë dhe kampioni aktual i MMA (Mixed Martial Arts) McGregor.

Takimi mbahet në Las Vegas, në “T-Mobile Arena” dhe me shumë mundësi i pranishëm do të jetë dhe presidenti i Amerikës, Donald Trump. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane të cilët theksojnë se presidenti nuk do të jetë vetëm, por bashkë me familjen e tij, për të ndjekur nga afër këtë përballje që ka bërë të gjithë botën të flasë.
Para--sharje--batuta--zhvillohet-n---Nju-Jork-akti-i-tret---i-sfid--s-McGregor-Mayweather_TS_14-07-17_3556381861_-800x470
Ka qenë Leonard Ellerbe, një nga njerëzit më të afërt të “Mayweather Promotions” ai që ka konfirmuar lajmin e pranisë së Trump: “Nuk e kam ftuar personalisht Donald Trump, por më kanë thënë që në tavolinën e tij është një ftesë. Nuk e di nëse do të vijë. Gjithsesi, ky mbetet një event i madh, që të gjithë duan ta ndjekin”, tha ai.

Gjithsesi, i vërtetë apo jo lajmi, do të jetë apo jo i pranishëm në Las Vegas më 26 gusht, kjo mbetet për t’u zbuluar. Por presidenti i Amerikës është një fans i eventeve të mëdha sportive, ku merr pjesë shpesh, madje ka qenë i pranishëm në disa duele të mëdha boksi. Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania, kanë qenë të pranishëm në “sfidën e shekullit” mes Mayweather dhe Pacquiao, të zhvilluar në maj të vitit 2015. Trump është edhe një mik i ngushtë i presidentit të UFC-së, Dana White, pasi e ka promovuar këtë sport në fillimet e tij. White ka mbështetur Trump gjatë zgjedhjeve për president të Amerikës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb