Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i administratës së President Donald Trump thotë se dhuna vdekjeprurëse që shpërtheu të shtunën në mitingun e supremacistëve të bardhë në Sharlotsville të Virxhinias mund të përcaktohet si terrorizëm.

Në një intervistë për televizionin “ABC News”, McMaster tha se akti i përplasjes së makinës në turmën e anti-protestuesve, duke vrarë një grua 32-vjeçe, është një veprim kriminal që mund të jetë motivuar nga urrejtja dhe fanatizmi.

19 persona të tjerë u plagosën gjatë incidentit me makinë, ndërsa dy policë që po monitoronin trazirat nga ajri u vranë gjatë rrëzimit të helikopterit. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb