Banka Qendrore Evropiane njoftoi se më 4 prill, në qarkullim do të dalin kartëmonedhat e reja prej 50 euro.

Kartëmonedha e re është e katërta nga seria Evropa. Para saj ishin ato të 5, 10 dhe 20 eurove, të cilat tashmë janë në qarkullim.

Kjo seri ka veçori të sigurisë së lartë, ndërsa ka një portret të Evropës – figurës nga mitologjia greke – që është edhe si hologram kur e shikoni në dritë.

Kartëmonedha e 50 eurove është më e shpeshta dhe paraqet 45 për qind të parave në qarkullim.
THE-NEW-€50_discover_banknotes_small

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: