TIRANE- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi foli mbi mundësinë se me kë forcë do të bëjë koalicion pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24”, ai theksoi se mund t’i bashkojë votat me forcën që do të dalë e para në këto zgjedhje, me kusht që plotësohen kushtet e PDIU-së.

“PDIU ka folur për çështjen çame për të kthyer identitetin. Kemi tre parti që do garojnë për të parët. Ne për të dytët. Ne kemi bërë të qartë një set parimesh. Nuk besoj se kemi këtu për të mbajtur Edi Ramën apo Shpëtim Idrizin në pushtet. Unë e kam thënë përgjigjen time. Nuk mund të bëjë rolin e komentuesit. Nuk më pëlqen një verb i ashpër, me njerëz që kanë bashkëpunuar. Nuk mund të jem këtu në këtë rast që të them preferenca apo kush të ishin. Kush do dalë forcë e parë dhe ka nevojë për votat e PDIU-se dhe do pranojë kërkesat tona, do ketë votat tona”, tha Idrizi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: