TIRANE- Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka ironizuar sot deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e inaugurimit të sheshit “Skëndërbej” se i priteshin gjunjët nga emocionet.

Nga mitingu i LSI në Tiranë, Rama i drejtoi kreut të qeverisë një pyetje, nëse i këputeshin gjunjët nga njerëzit e varfër të Bregut të Lumit, nga ata në Bathore, apo ata nga Kombinati?

“‘Me këputen gjunjët kur shoh këtë shesh’ tha kryeministri ditën e inaugurimit të sheshit “Skëndërbej”. Në fakt duhet ti këputen gjunjët kur sheh Bregun e Lumit, kur sheh Bathoren, kur sheh Kombinatin. Por ai nuk i këputet shpirti nja njerëzit me gjunjë të këputur”, tha Luan Rama.

Mes të tjerash ai pohoi se Fieri është bastion i LSI, dhe nuk ka lidhje me Rilindjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: