Paolo Tramexani vazhdon të bëjë bujë në Zvicër për mënyrën e tij në drejtimin e skuadrës së Luganos. Pak muaj më parë, ai i dërgoi futbollistët në një fabrikë të shihnin se si djersinin njerëzit e thjeshtë. Dje, pas sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm, ish-ndihmësi i De Biazit i ka detyruar futbollistët e tij të bëjnë diçka tjetër, në fakt shumë më argëtuese.

Vetë Tramexani, i cili refuzoi të jepte konferencë për shtyp pas ndeshjes me Vaduzin që siguroi Europën, kishte shkruar në një letër një tekst të shkurtër që të gjithë duhej të këndonin me mikrofon para tifozëve më të zjarrtë të klubit.

“Për të gjithë ata që kanë qenë gjithmonë këtu, për të gjithë ata që kanë shkuar edhe në Serinë B, ne do ju dërgojmë në Europa Ligë”, ishin fjalët të cilat Tramexani i këndoi vetë me mikrofon para ultrasve e më pas drejtoi edhe korin e futbollistëve për të bërë një gjë të ngjashme, ndërsa tifozët brohoritnin në kor emrin e tij./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: