TIRANE- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën si dhe e ka rrahur atë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasi me inicialet M.H., ndonëse si fillim kanë rënë dakord që të ndaheshin, nga e dashura e tij 27-vjeçare, identiteti i të cilës nuk dihet, dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së të dashurës 27-vjeçare.

Gjithashtu ai e ka mbajtur të mbyllur në banesë për disa orë si dhe e ka dhunuar. Ka qenë pikërisht 27-vjeçarja ajo që ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh, shkruan GSH.al. Por vajza ka deklaruar krejt të kundërtën, pasi ajo kishte kërkuar të ndahej nga i dashuri i saj disa vite më të madh.

Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim. Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar. Pasi u njoh me rastin në fjalë, policia u vu në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili u arrestua ditën e djeshme. Tashmë 42-vjeçari mbahet në ambientet e paraburgimit, në pritje të rezultateve të ekspertizës së mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.H, vjeç 42 banues në Tiranë. Nenet 110, 102 dhe 89 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb