SARANDË- Pushimet janë kthyer në dramë për një familje nga Fieri. Një 45-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte me pushime në Ksamil.

Sipas policisë, kryefamiljari me inicialet A. T., 45 vjeç, është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës kur familjarët po e dërgonin në spital.

Nga informacionet paraprake, mësohet se A. T., ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T., vjeç 45, banues në Patos Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: