Jeni kurioz të dini si dukej Ledri Vula i vogël? Këngëtari ka publikuar ditën e sotme një fotografi nga fëmijëria bashkë me shokët.

“Me shokët e mahallës. Më gjeni”, shkruan Ledri duke i sfiduar të gjithë.

Në pamje të parë duket e vështirë për ta gjetur reperin, por më pas ai e ka dhënë vetë përgjigjen duke vënë foto profili veten e tij kur ishte fëmijë dhe duke na treguar kështu se në foto Ledri është ai djali me bluzë të kuqe dhe kapele në kokë.

Tashmë, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: